Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku shënon dy gola tjerë në Indi

Armando Sadiku ka shënuar edhe dy gola tjerë në elitën e futbollit të Indisë.

Sadiku të mërkurën gjatë ditës me Mohun Baganin fitoi 4:3 në udhëtim te Kerala Blasters, në ndeshjen dramatike të kampionatit indian.

Sadiku e hapi serinë e golave në minutën e katërt për 1:0, dhe realizoi për 2:1 pas një ore lojë.

Ai luajti deri në minutën e 81-të.

Mohun Bagani po lufton për titull kampioni në Indi.

Edhe Sadiku shënon tjetër gol në Superligën indiane Futboll Sadiku shënon tjetër gol në Superligën indiane

Mumbai City dhe Mohun Bagani prijnë në tabelë me nga 39 pikë.

Por skuadra e Sadikut e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.