Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola të Armando Sadikut në... Indi

Armando Sadiku ka shënuar dy gola në elitën e futbollit të Indisë dhe nuk ka lejuar që skuadra e tij të pësojë disfatë të mërkurën në mbrëmje.

Kampioni në fuqi i këtij kampionati, Mohun Bagan, barazoi 2:2 në shtëpi kundër Odishas, skuadrës së sulmuesit shqiptar.

Skuadra e Sadikut ishte duke humbur 2:0 në pjesën e parë, por 32-vjeçari, realizoi në minutën e 58-të dhe të 94-t, për rezultatin final, 2:2.

Sadiku ka tre gola të realizuar në kampionatin aktual.

Mohun Bagan ka 16 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura, dy më shumë se Odisha e vendit të katërt që ka zhvilluar tetë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm