Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku pritet të transferohet te Legia e Varshavës

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, do të largohet nga Zuerichu. Karrierën pritet ta vazhdojë te Legia e Varshavës në Poloni.

Siç raportojnë mediumet në Zvicër, Sadiku gjatë këtyre ditëve në vijim do t'i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Legian, transmeton Koha Ditore.

"Paraqitjet e Sadikut në skuadrën e Luganos, ku ishte huazuar nga Zuerichu kanë qenë mbresëlënëse. Dhe ofertat në adresë të tij nuk kanë munguar, por Legia e Varshavës ka dhënë ofertë më konkrete për ta pasur në ekip. Ai shumë shpejt do të udhëtojë në Varshavë", raportoi “Blick”.

Sadiku 26-vjeçar së fundi ka shkëputur kontratën me Zuerichun. Karrierë ka bërë edhe te Vaduzi, Locarno, Elbasani e Gramozi.