Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, mund të ikë nga Spanja.
Interesim për Sadikun që është pjesë e Levantes kanë shprehur skuadra turke Rizespor dhe ajo greke Aris, kanë njoftuar mediumet në Spanjë.
"Armando Sadiku ka nisur përgatitjet me Levanten, por nuk është e sigurt nëse do të qëndrojë. Në adresë të klubit tashmë kanë ardhur ofertat për sulmuesin shqiptar", shkruan "eldesmarque.com".
Sadiku me klubin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2020. Te Levante u transferua në janarin e këtij viti nga Legia e Varshavës.
Më herët karrierë ka bërë në Zuerich, Lugano, Vaduz, Locarno, Elbasan, Gramoz dhe Turbinë.