Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen miqësore me Heerenveenin dhe rrezikon të mbetet jashtë për një periudhë të gjatë.
Klubi i Levantes bëri të ditur se sulmuesi kombëtares shqiptare ka pësuar një lëndim në gjurin e majtë por shkalla e lëndimit do të përcaktohet saktësisht pas ekzaminimeve të detajuara që do të mbahen me kthimin e ekipit në Valencia.
Sadiku u aktivizua për ekipin spanjoll në pjesën e dytë, por në minutën e 70-të u detyrua të braktisë fushën e lojës për shkak të këtij lëndimi.
Sadiku mund të mungojë edhe në ndeshjen e shtatorit kur Shqipëria luan me Izraelin.