Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku do të qëndrojë larg fushave për rreth një muaj shkaku i lëndimit, ka njoftuar mjeku i klubit turk Erzurmspor të mërkurën.
Sadikut i janë shfaqur probleme me muskujt e sipërme të shpinës në ndeshjen ndaj Denizlisporit, në kuadër të elitës së futbollit turk.
Ai për skuadrën e Superligës së Turqisë këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje.
Skuadrës turke iu bashkua në shtator të këtij viti nga Levante dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.