Loret Sadiku është kthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për Hammarbyn në derbin ndaj AIK-ut të dielën, në elitën e futbollit suedez.
Lajmin për rikthimin e tij në fushë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Marti Cifuentes. “Kemi marrë lajme të mira pasi Loret Sadiku është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe të shohim se si po ndihet. Është lajm pozitiv, por do ta analizojmë situatën të shtunën”, ka thënë trajneri Cifuentes për “Football Channel”.
Ndeshja e fundit e Sadikut me Hammarbyn ishte në disfatën 1:0 nga Djurgardeni më 3 korrik.