Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku kthehet me fitore te Kasimpasha

Loret Sadiku është kthyer me fitore te Kasimpasha në Turqi. Skuadra e tij mposhti në udhëtim Trabzonsporin me rezultatin 3:2.

Sadiku u inkuadrua në minutën e 94-t të ndeshjes që i takoi javës së 23-të të Superligës turke. Sadiku ka veshur fanellën e Kasimpashës nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Ai u prezantua te Kasimpasha gjatë ditës të hënën. Në golin e parë të Trabzonsporit asistues ishte mesfushori shqiptar, Enis Bardhi.

Kasimpasha është në vendi ne shtatë me 32 pikë, kurse Trabzonspori në vendi ne tretë me 37 pikë.

Artikuj të ngjashëm