Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabitzer mund të huazohet

Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer do të shitet gjatë kësaj vere nga Bayern Munichu.

Mesfushori austriak nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit “bavarez” që prej transferimit nga Leipzigu.

Mediat turke kanë bërë të ditur të dielën se krerët e klubit gjerman ia kanë ofruar shërbimet e lojtarit skuadrës së Fenerbahçes.

Austriaku mund të huazohet në kampionatin turk më të drejt blerjeje.

Sabitzer ka luajtur vetëm 894 minuta në Bundesliga duke shënuar një gol.