Marcel Sabitzer mund të largohet në fund të edicionit nga Bayern Munichu.
Sipas “Kicker”, drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm ta shesin mesfushorin gjatë verës. Sabitzer nuk ka arritur të bind drejtuesit e klubit bavarez me paraqitjet këtë edicion.
“Bavarezët” janë të hapur për të dëgjuar ofertat për austriakun.
27-vjeçari u transferua verën e shkuar nga Leipzigu për 42 milionë euro. Këtë edicion ka luajtur vetëm 749 minuta në Bundesligë.
Artikuj të ngjashëm