Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabitzeri do të largohet nga Bayerni

Marcel Sabitzer

Pas vetëm një sezoni të kaluar te Bayerni, mesfushori Marcel Sabitzer do të largohet nga bavarezët.

“Sport 1” ka njoftuar se drejtuesit e Bayernit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Sabitzerin në fund të këtij sezoni, pasi mesfushori nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Për ta lënë të lirë Sabitzerin, Bayerni po kërkon 15 milionë euro.

Mesfushori 28-vjeçar iu bashkua Bayernit me bujë të madhe para fillimit të këtij edicioni nga skuadra e Leipzigut, por me bavarezët ka shënuar vetëm një gol në 28 paraqitje. Ai ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm