Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruudi i bashkohet Nadalit në finale

Norvegjezi Casper Ruud e ka mposhtur në gjysmëfinale kroatin Marin Çiliq me rezultatin 3:1 në sete, 3:6, 6:4, 6:2 dhe 6:2, për të arritur në finalen e tij të parë në një ngjarje të madhe të tenisit.

Ruud do të ballafaqohet me Rafael Nadalin në finale të dielën, pasi spanjolli e eliminoi Alexander Zverevin.

Meçi ndërmjet Ruudit dhe Çiliqit u ndërpre për 15-të minuta në setin e tretë për shkak se një vajzë në shenjë proteste, e lidhi veten në rrjetë.

Artikuj të ngjashëm