Përfaqësuesja e Rusisë që njëherësh është edhe organizatore e botërorit, të premten ka publikuar listën preliminare me emrat e 28 futbollistëve. Seleksionuesi Stanislav Cherchesov në këtë listë ka futur emra të lojtarëve të rinj, të cilët sipas tij do të mbulojnë hapësirat e lëna nga lojtarët e lënduar. Ai është i pari që shpall listën për Botëror, qoftë edhe preliminare.
Rusia po shpreson që të paktën të kalojë fazën e grupeve që do të ishte hera e parë për të. Botërori "Rusia 2018" do të nisë më 14 qershor për të përfunduar më 15 korrik, kurse ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume të shpërndara në 11 qytete, përfshirë këtu Moskën, St Petersburgun dhe Sochin, shkruan sot Koha Ditore.
Në ekip janë përfshirë vetëm tre lojtarë që luajnë jashtë kufijve të Rusisë: portieri Vlamidir Gabulov (Brugge), mbrojtësi Roman Neustadter (Fenerbahçe) dhe sulmuesi Denis Cheryshev (Villarreal). Ndërsa, janë kthyer gjashtë lojtarë që ishin pjesë e Rusisë në botërorin "Brazili 2014".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Këta futbollistë janë grumbulluar nga kombëtaret që takohen në “Rusia 2018”
-
Katari përgatitet për shortin e padëgjuar më herët të Kampionatit Botëror
-
#Profili - Euro 2020: Rusët kërkojnë lavdinë evropiane që e kishin dikur
-
Rusia do të lejojë tifozët e huaj në ndeshjet e “Euro 2020”
-
“Rusia 2018” në numra