Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rusia apelon në CAS vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s

Rusia e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA-s dhe shtëpisë së futbollit evropian, UEFA-s.

Këto dy institucione vendos për përjashtimin e Rusisë nga të gjithë garat futbollistike, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe me ekipet ruse, pas pushtimit të Ukrainës.

Por Rusia e ka konsideruar këtë vendim të padrejtë. Kjo pasi i mohohet e drejta për ta luajtur ndeshjen e play-off për kualifikim në Kupën e Botës, ndërsa ekipet ruse do të eliminohen automatikisht nga garat evropiane, siç është rasti i Sparta Moskës që do të luajë kundër Leicesterit në kuadër të Ligës së Evropës.