Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruiz do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, pritet të përballet me amerikanin Andy Ruiz Jr në New York më 1 qershor.

29-vjeçari pritej të përballej me Jarrell Miller, por ai doli pozitiv në testet anti-doping.

Ruiz 29-vjeçar po ashtu, ka luftuar në të kaluarën për titull bote dhe, sipas BBC-së, së shpejti do të konfirmohet si kundërshtari i ardhshëm i Joshuas për debutimin në Amerikë.

Promotori Eddie Hearn ka thënë se Ruizi do të bëjë gjithçka që mundet për t’u bërë kampion bote.

“Ai do t’ju argëtojë, do të ofrojë gjithçka. Edhe nëse kjo nënkupton të nokautohet, ai do ta bëjë këtë”, ka thënë Hearn për “Fighthype.com”.

Ruiz raportohet se është pajtuar me marrëveshjen, ndërsa Hearn ka thënë se meçi tashmë është i sigurt.

Edhe Andy Ruiz premton të prishë meçin e parë të Joshuas në SHBA Sport Andy Ruiz premton të prishë meçin e parë të Joshuas në SHBA

Në tentativën për kampion bote, Ruiz kishte humbur me pikë nga Joseph Parker, i cili u mposht nga Joshua 15 muaj më pas në meçin për titujt e botës.

Joshua nuk ka pasur meç qe nëntë muaj. Ai do të përpiqet të vazhdojë serinë e jashtëzakonshme, pas 22 meçeve pa humbje.