Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boksin profesionist, Andy Ruiz Jr, ka thënë se ka “vrarë Andyn e vjetër dhe është lindur një Andy i ri”.
Ruiz Jr është dobësuar 25 kilogramë, ndërsa po pritet të ngjitet në ring për herë të parë në 17 muaj.
Meksikani nuk ka boksuar që kur pësoi nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019, kur pak momente pas humbjes ai pranoi se kishte festuar pa kontroll dhe kishte shtuar peshë.
“Kam shumë për të dëshmuar. Zhgënjeva shumë njerëz dhe për këtë arsye u desh të bëja ndryshime të mëdha te vetja”, ka thënë Ruiz Jr para përballjes me amerikanin Chris Arreola këtë shtunë në Kaliforni, raporton BBC.
Ruiz Jr. 31-vjeçar u bë kampioni i parë i peshës së rëndë nga Meksika kur e befasoi Joshuan në përballjen e parë mes tyre në qershor të vitit 2019, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e shtatë.
Ruiz Jr ka treguar se para fillimit të kampit stërvitor për ndeshjen ndaj Arreolas ishte 140 kilogramë, ndërsa tash është 115.