Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anthony Joshua synon të bëhet sërish kampion bote

Anthony Joshua insiston se synon që të bëhet për herë të tretë kampion bote në peshën e rëndë në boks, ndonëse e kishte refuzuar mundësinë që të përballej me Tyson Furyn, raporton “The Sun”.

Joshua 33-vjeçar pësoi dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk, të dytën në gusht, duke humbur kështu titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Kampioni i botës në versionin WBC, Fury, i kishte bërë Joshuas një ofertë për një përballje në dhjetor, por Joshua e refuzoi atë. Fury më pas u përballë dhe e mposhti me ndërprerje Derek Chisoran.

“Mundësitë janë gjithmonë aty për mua. Jam i gatshëm për vitin e ardhshëm. Dua të jem konsistent, të jem i gatshëm për të luftuar. Jam duke ‘vdekur’ për t’u bërë sërish kampion bote. Gjithë mendjen dhe zemrën e kam aty”, tha Joshua, raporton “The Sun”.

Joshua ka bilanc prej 24 fitoreve e tri humbjeve në boksin profesionist. 22 prej fitoreve i ka shënuar me nokaut.

Artikuj të ngjashëm