Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Andy Ruiz Jr., u rrëzua një herë gjatë përballjes me Chris Arreolan, por ai nuk u shpërqendrua dhe fitoi bindshëm me pikë.
Ruiz Jr. fitoi me vendim unanim në meçin që u mbajt të shtunën mbrëma, me kohë lokale, në Kaliforni.
Ruiz kishte gjetur veten në dysheme në rundin e dytë, por arriti të ngrihej dhe triumfoi me vlerësim të jurisë. Juria e vlerësoi luftën 118:109, 118:109 dhe 117:110 në favor të Ruizit.
Për meksikanin ishte përballja e parë që kur pësoi me vendim unanim nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2019, luftë kjo e vlefshme për titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO. Këta tituj Ruiz Jr i kishte fituar më 1 qershor të vitit 2019, duke e mposhtur Joshuan me nokaut teknik në rundin e shtatë.
Ruiz me fitoren ndaj Arreolas ka bërë hap para drejt një lufte për titull bote. Ai në boksin profesionist i ka 34 fitore e dy humbje. Arreola ka pësuar humbjen e shtatë karshi 38 fitoreve e një barazimi.