Meçi i radhës i superyllit të kategorisë së rëndë në boks, Anthony Joshua, me gjasë do të jetë në stadiumin e Tottenhamit.
Lajmin e ka bërë të ditur promotori i Joshuas, Eddie Hearn. Britaniku i peshës së rëndë, që mposhti meksikanin Andy Ruiz Jr në Arabi Saudite në dhjetor për të rikthyer titujt e botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO, po pritet të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, në qershor, transmeton Koha Ditore.
“Ne kemi pasur oferta nga Lindja e Largët, Lindja e Mesme, Afrika, Amerika dhe Turqia. Por, ai dëshiron të luftojë në Londër, në qershor. Stadiumi i Tottenhamit është favorit dhe kjo është ajo që më ka kërkuar Joshua të bëj. Ai ma ka bërë të qartë”, ka thënë Hearn, përcjell “Sky Sports”.