Andy Ruiz Jr ka thënë se kampioni i botës i peshës së rëndë në boks, Anthony Joshua, bokson si robot. Ruiz ka premtuar se do të bëjë histori, kur do të përballet me Joshuan më 1 qershor.
Meksikani Ruiz 29-vjeçar është konfirmuar si kundërshtar i Joshuas në meçin e parë të britanikut në SHBA. Ai e ka zëvendësuar amerikanin Jarrell Miller, i cili kishte dështuar në testet e dopingut.
Joshua 29-vjeçar vlerësohet favorit absolut për të mbrojtur titujt e botës në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
"Gjithë jetën time njerëzit më kanë nënvlerësuar, kështu që do të shkoj atje për të fituar të gjitha. Nuk shkoj atje i frikësuar dhe nuk shkoj i nervozuar. Do të shkoj atje si i çmendur dhe të marr atë që më takon", ka thënë Ruiz, që ka fituar 32 nga 33 meçet e tij në boksin profesionist.
Ruiz, një meksikano-amerikan me banim në Kaliforni, po synon të bëhet boksieri i parë nga Meksika që fiton titullin e botës në boks në peshën e rëndë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)