Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruedigeri mund t’i bashkohet Real Madridit

Antonio Ruediger mund t’i bashkohet Real Madridit.

Kështu ka shkruar “Marca” të mërkurën, ndërsa ka shtuar se përfaqësues të 29-vjeçarit kanë thirrur sërish zyrtarët e Real Madridit.
Për qendërmbrojtësin e Chelseat është folur shumë se do të transferohej në Madrid, por kërkesat financiare të tij ndalën bisedimet.

Ruedigeri ishte pjesë e Chelseat që u eliminua në çerekfinale nga Real Madridi.

29-vjeçari sivjet ka zhvilluar 47 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka pesë gola të shënuar e katër asistime.