Mbrojtësi Antonio Ruediger do ta firmosë kontratën me Real Madridin gjatë kësaj jave, ka raportuar gazetari Fabrizio Romano të enjten. Ai ka bërë të ditur se gjermani gjatë këtyre ditëve do të udhëtojë në Madrid, ku do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se ta firmosë kontratën.
Megjithatë, Romano ka thënë se e gjithë kjo procedurë do të bëhet në fshehtësi, pasi Ruediger do të zyrtarizohet dhe prezantohet te Reali në muajin e ardhshëm.
Ai do të firmosë kontratë me Realin deri në vitin 2026 dhe tek ekipi madrilen do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Chelsean në fund të sezonit.
Artikuj të ngjashëm