Antonio Ruediger do ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Ai do të jetë pjesë e Real Madridit, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje, raporton “Sky Sports” të hënën. Mësohet se palët janë dakorduar për të gjitha detajet dhe Ruediger do të firmosë kontratë katërvjeçare me Real Madridin, e cila do të bëhet zyrtare në muajin tjetër.
Reprezentuesi gjerman te Reali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Chelsean. 29-vjeçari ka refuzuar ofertat nga Juventusi e Barcelona për t’iu bashkuar Realit.
Ai ka 47 ndeshje këtë sezon me Chelsean, ku ka kontribuar me pesë gola e katër asistime.