Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudigeri arrin marrëveshje me Real Madridin

Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi gjerman ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me londinezët.

Sipas “Di Marzio”, futbollisti karrierën do ta vazhdojë te Real Madridi.

Gjermani është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi spanjoll.

Rudigeri iu bashku Chelseat në vitin 2017 nga skuadra e Romës.

Këtë edicion 29-vjeçari ka luajtur në 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola.