Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel: Rudiger do të largohet në fund të edicionit

Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të edicionit.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, pas fitores me West Hamin të dielën.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi, më njoftoi në një bisedë private. Ne kemi dhënë gjithçka por dëshira e tij është të largohet në fund të sezonit”, deklaroi Tuchel.

Mbrojtësi gjerman do të largohet si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Interesim të vazhdueshëm për 29-vjeçarin ka shprehur Real Madridi që thuhet se ka nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.