Antonio Rudiger nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi gjerman ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij sezoni dhe nuk e ka vazhduar ende kontratën.
Rudiger për të mbetur në Londër ka kërkuar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. Drejtuesit e klubit anglez sipas “Football London” nuk janë në gjendje t’i plotësojnë kërkesat e Rudigerit.
29-vjeçari në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë. Për shërbimet e Rudigerit interesim kanë shprehur Juventusi, Barcelona, PSG-ja e Bayern Munichu.
Artikuj të ngjashëm