Antonio Rudigeri do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku pasi i skadon kontrata me Chelsean.
Por “Express” shkruan se klubi që e dëshiron gjermanin duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 25 milionë funtesh.
Këtë shifër po e kërkojnë përfaqësuesit e lojtarit të cilët duan të përfitojnë sa më shumë për klientin e tyre, duke e ditur se klubi që nënshkruan me gjermanin nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim te Chelsea.
Manchester Unitedi mbetet destinacion për Rudigerit. Po ashtu, interesim kanë shfaqur edhe Real Madridi, Juventusi e Bayern Munichu.