Transferimi i Antonio Rudigerit te Real Madridi është shumë afër.
Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm pas pranimit të ofertës së jashtëzakonshme.
Sipas informatave të “Marcas”, reprezentuesi i Gjermanisë pritet të përfitojë pagë vjetore prej nëntë milionë eurove në vit.
Është thënë po ashtu se Rudigeri do të paguhet edhe me bonusin e tetë milionë eurove tjera për këtë nënshkrim, të cilat do të ndaheshin në katër vjetët e kontratës së tij.
Në përgjithësi, Rudigeri ndoshta do të fitonte 44 milionë euro me kontratën e re, të prezantuar nga madrilenët.