Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me transferim të madh, merr mbrojtësin Rudiger

Real Madridi ka bërë përforcim të madh për edicionin e ardhshëm. Sipas “goal.com”, klubi madrilen ka firmosur për katër vjet me mbrojtësin Antonio Rudiger.

Rudiger deri më tani ishte te Chelsea, ndërsa është shquar me paraqitje të mira.

29-vjeçari te Chelsea ishte prej vitit 2017. Më herët ka luajtur për Romën e Stuttgartin. Ai ka 50 paraqitje për Gjermaninë.