Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudiger kërkon pagë të lartë për të mbetur te Chelsea

Antonio Rudiger dhe Chelsea tash e disa kohë kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit londinezë i kanë bërë ofertë e radhës mbrojtësit për të mbetur në “Stamford Bridge”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chelsea i ka ofruar kontratë katërvjeçare me pagë prej 135 mijë funteve në javë ofertë që është refuzuar nga lojtari.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se 28-vjeçari po kërkon pagë më të lartë për të mbetur në Londër.

Për shërbimet e gjermanit interesim kanë shprehur Juventusi, Real Madridi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain.