Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea shpreson që do ta bindë Rudigerin

Chelsea po shpreson që ta bindë Antonio Rudigerin që të nënshkruajë kontratë të re, shkruan “The Athletic”.

Drejtuesit e klubit nga Londra janë të vendosur që ta mbajnë edhe më gjatë gjermanin në skuadër. Kontrata aktuale Rudigerit i skadon në fund të këtij sezoni. Deri me tani ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të re.

Rudigeri është i vendosur që në verë të mbetet lojtarë i lirë dhe më pas të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën.

Real Madridi dhe PSG-ja janë dy klubet që kanë shprehur interesimin më të madh për mbrojtësin gjerman.

Artikuj të ngjashëm