Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë zyrtare për Rudigerin

Paris Saint-Germain i ka bërë ofertë zyrtare mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger, shkruan “Foot Mercato”.

PSG-ja po synon ta marrë Rudigerin në fund të sezonit pa pasur nevojë të paguajë dëmshpërblim, pasi lojtarit i skadon kontrata me Chelsean.

Klubi francez i ka ofruar mbrojtësit gjerman 7 milionë euro në vit.

Por, Chelsea shpreson se 28-vjeçari do ta vazhdojë kontratën e cila i skadon në fund të qershorit.

Nëse Rudigeri nuk e vazhdon kontratën, atëherë do të jetë lojtar i lirë.

Për mbrojtësin shtatlartë është i interesuar edhe Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm