Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në bisedime me Rudigerin

Paris Saint-Germaini është në bisedime me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger, njofton të mërkurën gazeta gjermane “BILD”.

Futbollisti 28-vjeçar është në fund të kontratës me kampionin e Evropës, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi.

PSG-ja është e vendosur për ta fituar garën për Rudigerin. Drejtori sportiv i skuadrës nga Parisi, Leonardo është në bisedime me menaxherin e mbrojtësit gjerman.

Rudiger këtë edicion në 21 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime