Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Chelseat

Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi gjerman ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në La Liga.

Sipas “The Telegraph”, Rudiger nuk do ta vazhdojë kontratën me londinezët.

Gjermani raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin dhe gjatë verës do të transferohet si futbollist i lirë te gjiganti spanjoll.

Për 28-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.