Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rruga e vështirë e Bashkimit drejt majës: u desh të adoptohej nga një familje gjermane dhe mori mbiemrin Renneke

Me mbiemrin Renneke ka kaluar rangjet e futbollit gjerman. Tani është në Bundesliga 2 dhe ka kthyer mbiemrin e vërtetë – Ajdini.

Bashkim Ajdini po luan me shumë sukses për skuadrën Osnabrueck në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Synim e ka të luajë në Bundesligë, por edhe në Bundesliga 2 është sukses i madh për të, marrë për bazë pengesat që kishte në karrierë. Mbiemri që e ka mbajtur për kohë të gjatë, Renneke, ka të bëjë me këtë, transmeton Koha Ditore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkimi është nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, ndërsa është i lindur në Halmstad të Suedisë. Në moshë të re, së bashku me familjen, u vendos në Gjermani. Familja Ajdini nuk ia doli të sigurojë leje për qëndrim në Gjermani dhe në vitin 2003, pas dhjetë vjetësh në shtetin gjerman, u kthye në Tërnoc. Por Bashkimi bëri edhe një lëvizje në drejtim të Gjermanisë, në prill të 2004-s.

Këtë herë i vetëm, jo me familje. Këtë ia mundësoi familja gjermane Renneke, që e adoptoi dhe e rriti. Ai u bë pjesë e familjes Renneke dhe mori këtë mbiemër. Vitin e kaluar, në moshën 26-vjeçare, ai vendosi ta kthejë mbiemrin e vërtetë, atë Ajdini.

“I jam shumë mirënjohës familjes Renneke dhe jam i lumtur që kam takuar njerëz aq të shkëlqyeshëm. Ata më kanë përkrahur për të kthyer mbiemrin e parë dhe janë shumë të lumtur për mua”, kishte thënë Bashkimi në mars të vitit të kaluar kur ktheu mbiemrin Ajdini.

Atëherë luante në kategorinë e tretë gjermane, tani po luan një nivel më lart. Ai mbulon pozitën e mbrojtësit të djathtë. Në pesë ndeshjet e para të edicionit ka munguar për shkak të një lëndimi, ndërsa prej xhiros së gjashtë luan rregullisht. I ka kompletuar thuajse të gjitha 16 ndeshjet.

Së fundi ka kontribuar për Osnabrueckun me dy gola e një asistim. Në Bundesliga 2 luajnë edhe disa reprezentues të Kosovës. Vlerësohet të jetë kategoria e dytë më e fortë në Evropë dhe për nga cilësia rivalizon edhe shumë kampionate mesatare evropiane.

Ndihma e familjes gjermane

Ajdini nuk e ka pasur të lehtë të arrijë në Bundesliga 2. Përkundrazi.

Për shumë e shumë vite ka jetuar larg familjes së vërtetë të tij. Është rritur larg prindërve. Kjo e ka forcuar, e ka bërë të durueshëm dhe modest.

Nënës së tij i ishte lejuar vizita në Gjermani për herë të parë nëntë vjet pasi familja Ajdini ishte larguar nga ky vend....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)