Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asistimi i Ajdinit nuk mjaftoi për mbijetesë në Bundesliga 2

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bashkim Ajdini, ka asistuar për skuadrën e Osnabruckut.

Skuadra e tij Osnabrucku fitoi 3:1 në shtëpi kundër Ingolstadtit të dielën para 2000 tifozëve, por nuk i ka shpëtuar rënies nga Bundesliga 2.

Insgolstadti e fitoi duelin e parë 3:0, dhe falë rezultatit më të mirë nga ndeshja e fituar në shtëpi, është kthyer në Bundesliga 2 pas dy vjetësh mungesë.

28-vjeçari Ajdini që është i ftuar te Kosova për duelet e para të muajit qershor, asistoi në minutën e gjashtë për golin që e shënoi sulmuesi Marc Heider.