Bashkim Ajdini e ka regjistruar asistimin e parë në Bundesliga 2 në edicionin aktual.
Ajdini 31-vjeçar që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, kontribuoi në fitoren 2:0 të Osnabruckut në shtëpi kundër Greuther Furthit.
Ajdini asistoi në minutën e 21-të për 2:0.
Ai e kompletoi ndeshjen e xhiros së 28-të.
Osnabrucku në vendin e fundit ka 24 pikë dhe po lufton për mbetje në Bundesliga 2.
Greuther Furthi në vendin e tetë ka 39 pikë.