Fisnik Asllani ka asistuar në Bundesligë.
Në ndeshjen e tij të parë si titullar në këtë edicion te Hoffenheimi, ka lënë gjurmë menjëherë.
Sulmuesi i Kosovës asistoi në golin për 2:1 në minutën e 53-të, kur shënoi Bambase Conte.
Titullar te Hoffenheimi është edhe Leon Avdullahu. Albian Hajdari nuk luan shkaku i lëndimit.
Hoffenheimit nuk i mjafton asistimi i Asllanit
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka lënë gjurmë në ndeshjen e parë si titullar në këtë edicion te Hoffenheimi.
Asllani, i cili luajti deri në minutën e 63-të, asistoi në golin për 2:1 të shënuar nga Bambase Conte në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës ndaj Hamburgut. Ishte asistimi i parë për sulmuesin e Kosovës. Por, kjo nuk i mjaftoi Hoffenheimit, që në fund pësoi humbje 3:2, me gol të minutës së 94-t.
Titullar te Hoffenheimi ishte edhe Leon Avdullahu, i cili e kompletoi ndeshjen.
Futbollisti tjetër i Kosovës, Albian Hajdari, nuk luajti shkaku i lëndimit.