Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Ajdinit nuk mjafton, Sandhauseni mposhtet

Bashkim Ajdini ka shënuar gol në Bundesliga 2, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Sandhausenin.

Sandhauseni të premten mbrëma pësoi 3:2 në shtëpi nga Hannoveri.

Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të kategorisë së dytë gjermane.

Ajdini shënoi me goditje me kokë në minutën e 73-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2. Por gola të tjerë nuk u shënuan.

Për Ajdinin 29-vjeçar, ishte goli i dytë këtë edicion. Ai luan mbrojtës i krahut të djathtë.