Bashkim Ajdini ka realizuar gol në disfatën e Sandhausenit të shtunën, në kuadër të xhiros së pestë të rangut të dytë të futbollit gjerman.
Sandhauseni të shtunën pësoi disfatë në shtëpi nga Nurnbergu me rezultatin 2:1.
Ajdini që luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, golin e parë të këtij sezoni e shënoi në minutën e 33-të. Ai e kompletoi ndeshjen.
Te Sandhauseni nga minuta e 87-të u paraqit edhe sulmuesi Kemal Ademi.
Golin e disfatës, Sandhauseni e pësoi në minutën e tretë të kohës shtesë.
Pas pesë ndeshjeve, Sandhauseni ka grumbulluar gjashtë pikë.
Edhe
Goli i Ajdinit nuk mjafton, Sandhauseni mposhtet
https://streamja.com/j2Oz4?fbclid=IwAR12SL12ObbUKz1I2e_0u-YtilfWx3WSglrkwbvh5P7XaPeSUWNPTAeXCBk