Futbollisti i krahut të djathtë, Bashkim Ajdini ka ndërruar skuadër, por jo edhe nivelin dhe shtetin. Ai nga Osnabrucku është transferuat te Sandhauseni që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Ajdini është ftuar së fundi te Kosova. 28-vjeçari vlerësohet nga skuadra e re.
“Pas lëndimit të Dennis Diekmeier, ishte e rëndësishme për ne që të sillnim një lojtar me përvojë në nivelin ku luajmë. Bashkimi sjell freski te ne, është fleksibil dhe mund të përdoret në disa pozicione. Ne jemi të lumtur që do ta kemi nga sezoni tjetër”, ka thënë për faqen e klubit drejtori sporti, Mikayil Kabaca.
Edhe trajneri gerhard Kleppinger pret nga Hajdini të jetë i suksesshëm te Sandhauseni.
“Bashkim Ajdini është një lojtar me përvojë që njeh ligën dhe ka treguar cilësi të larta në vitet e fundit në Osnabruck. Ne e kemi parë atë në përballjen kundër nesh. Ai mund ta mbuloj krahun e djathtë dhe mund të luaj edhe në ofensivë. Ne do të jemi më fleksibil në anën e djathtë me Bashkimin”, ka thënë Kleppinger.
I lumtur që do të luaj te Sandhasueni është shprehur edhe vet Ajdini.
“Diskutimet me trajnerin ishin shumë të mira. Në vitet e kaluara unë gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar në ndjenjën time. Njëjtë vendosa edhe kësaj radhe. Vendosa shumë shpejtë për Sandhasuenin dhe mesi pres të nis sfidën e re”, ka thënë Ajdini pas prezantimit.