Rrugëtimi i Temi Fagbenles në basketboll kishte nisur në një fushë të shënuar nga linja e tramvajit e jo nga nga vija e gjuajtjeve të lira.
Më pak se një dekadë më parë, ajo po luante tenis me motrën e saj të vogël në veri të Londrës, pa pasur fare ëndërr të luante basketboll.
Muajin e kaluar ajo luajti lojë të rastësishme me tre vëllezërit në një fushë të lagjes në kryeqendër, Londër, transmeton Koha Ditore.
Lokacionet janë vetëm disa kilometra larg. Karakteret nga e njëjta familje. Por, rruga mes dy kohëve dhe vendeve është një udhëtim fantastik nga Harvardi në Hollywood, Lagos, Los Angeles, Stratford dhe Salamanca.
Dhe kapitulli më emocional po pritet të shkruhet.
Edhe
Nëna e Beyonces: Shpresoj që Blue Ivy të mos ndjekë karrierë në shoubiz
Fillimi në tenis
“Ne kishim plan të ishim Serena dhe Venusi i ardhshëm. Nuk doli ashtu”, ka treguar Temi.
Temi dhe motra e saj e vogël Torera vetëm sa kishin përfunduar seancën stërvitore, duke bërë goditje në tenis me trajnerin personal, kur babai i tyre Tunde u afrua.
E gjatë 190 centimetra, 14-vjeçare atëbotë, e me goditje forehand dhe me shërbim të fuqishëm e me apetit të pafund për të mësuar, Temi ishte llogaritur se ka të ardhme të madhe.
Por, pikërisht në atë moshë kur shumë prindër të tenistëve shtyjnë fëmijët që të japin çdo gjë në tenis, Tunde ndryshoi kursin.
Edhe
Gjiganti i koshit
“Pas asaj seance, babai im tha se duhet të merrem me basketboll”, rikujton Temi.
Nuk kishte ndonjë të metë në teknikën e tenisit të Temit dhe po ashtu nuk kishte as mungesë besimi te Tunde, por thjesht një lexim i qartë se ku janë gjasat më të mëdha....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)