Dielli vetëm sa kishte lindur mbi malet Wasatch kur Maame Biney del nga holli i Ovales Olimpike të Utahs, me fytyrën e saj rinore e të qeshur.
Të tjerët ende po fshinin sytë e përgjumur, ndërsa patinazhistja e re doli për rutinën malore: ushtrime me biçikletë, zgjatje, vrapime të lehta, të flasë për Kardashianët dhe të kalkulojë edhe sa ditë kanë mbetur deri te ditëlindja e 18-të, përcjell Koha Ditore shkrimin e Washington Post.
Është semestri i fundit në shkollën e mesme për Bineyn, por nuk ka detyra shtëpie aktualisht. Ajo kalon këtë ditë, si shumicën e ditëve të tjera: duke stërvitur për Lojërat Olimpike Dimërore të shkurtit, ndërsa është 2.000 milje (3.218 kilometra) larg shtëpisë në Northern Virginia, ku babai i saj dhe shoqet e klasës jetojnë dhe rreth 7.000 milje (11.265 kilometra) larg nga Accra e Ganës, vendi ku është lindur dhe ku jeton nëna dhe vëllai i saj.
Maame Biney 17-vjeçare është afro-amerikania e parë që është kualifikuar në skuadrën e SHBA-së në gara të patinazhit të shpejtësisë dhe në Lojërat Dimërore në PyeongChang të Koresë së Jugut, ajo ka premtuar se do të jetë një nga anëtarët më të paharruara dhe karizmatike të skuadrës olimpike të SHBA-së....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Kinezja 12-vjeçare debuton në Botërorin e të rriturve, kualifikohet në finale
-
Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe
-
Yamali me paraqitje dhe deklarata të veçanta para ndeshjes me Francën
-
“Një amerikane në Kosovë” për jetën jashtë kornizave të paragjykuara
-
Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar