Vajza, e cila pa atlete e nisi garën 200 metra vrapim, arriti që ta fitonte atë me rikthim të jashtëzakonshëm, ka dalë të jetë vajza e kampionit të botës, të pamposhturin Terence Crawford. Lay Lay, shtatëvjeçare, mbeti pa atlete në fillim të garës. Ajo nuk e vazhdoi atë, por u kthye, e mbathi dhe më pas vendosi të kthehej.
Dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, i kaloi gjitha kundërshtaret dhe e fitoi garën në fund.
“Nuk po mund të ndalem së menduari se si shkoi gara e vajzës. Ajo nuk e ka idenë se sa më ka motivuar”, ka shkruar ndër të tjera Crawford në “Instagram”.
34-vjeçari Crawford ka rekord prej 38 fitoresh e asnjë humbje në boksin profesionist.
Artikuj të ngjashëm
-
Atletes i zbathet këpuca, ndalet e mbathë dhe përsëri e fiton garën në 200 metra
-
Pse rekordi në 800 metra vrapim për atlete mbetet i paarritshëm?
-
Crawfordi tërhiqet nga boksi si legjendë e vërtetë
-
Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit
-
Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra