Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney transferohet te klubi amerikan

Wayne Rooney brenda 36 orëve pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me DC United, raporton Sky Sports.

32-vjeçari do të transferohet në Washington deri në fund të kësaj jave pasi klubet janë marrë vesh me agjentin e Rooneyt.

Rooney ka siguruar vizën dhe lejen e punës dhe mund të fillojë stërvitjet me klubin e ri në fund të javës.

Golashënuesi më i mirë i Anglisë nuk do të kalojë te DC Unitedi deri në hapjen e afatit kalimtar më 10 korrik.

Ai pritet të debutojë ndaj Vancouver Whitecaps.