Evertoni ka konfirmuar se Wayne Rooney do t’i bashkohet klubit amerikan DC United.
Sulmuesi i njohur anglez ka nënshkruar kontratë tri vjeçare e gjysmë me klubin e ri.
32-vjeçari do t’i bashkohet klubit në MLS më 10 korrik.
Ai ka shënuar 208 gola në Premier Ligë për Evertonin dhe Manchester Unitedin.
#NoWayneNoGain pic.twitter.com/HfbLmCsBOq
— D.C. United (@dcunited) June 28, 2018