Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney si në kohët e arta, realizon gol nga 30 metra

Wayne Rooney ka vazhduar t’i jap dritë ligës amerikane të mërkurën mbrëma kur realizoi një gjuajtje të lirë për t’ia siguruar fitoren DC Unitedit kundër Torontos.

Legjenda e Manchester Unitedit realizoi golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e fundit, me një gjuajtje të lirë nga 30 metra.

32-vjeçari është në formë të mirë dhe që prej transferimit të tij në Amerikë, ka realizuar 10 gola në 17 ndeshje.