Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton, Kane shkruan historinë

Harry Kane është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premier Leagues.

Ai shënoi në fitoren e Tottenhamit të shtunën 1:0 përballë Crystal Palaceit, ndërsa skuadra e tij e ndali serinë e katër ndeshjeve pa fitore.

Kane, 29-vjeçar, iu përgjigj më së miri harkimit të Pedro Porros në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë për të shkuar në kuotën e 209 golave në këtë garë.

Ai e kalon ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Evertonit, Wayne Rooney.

Kane tani ka 51 gola më pak se Alan Shearer, që e mban rekordin e golashënuesit më të mirë të Premier Leagues, me 260 gola në total.

Edhe Tottenhami mposht Cityn, Kane vendos rekord Sport Tottenhami mposht Cityn, Kane vendos rekord

Tottenhami ka 57 pikë dhe po lufton për të zënë vend që dërgon në “Champions”, ndonëse lufta është shumë e madhe.

Crystal Palace në pozitën e 12-të ka 40 pikë.