Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney në gjyq për vozitje në gjendje të dehur

Policia e Cheshire ka konfirmuar se sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur dhe gjatë shtatorit duhet të paraqitet në gjykatë.

31-vjeçari, i cili u pensionua nga përfaqësuesja angleze javën e kaluar, është ndaluar nga policia në Wilmslow të premten në orë e hershme të mëngjesit.

Rooney po voziste një Volkswagen Beetle të zezë në momentin kur është ndalur nga policia, ndërsa është liruar pasi është paguar dorëzania.

Ai do të dalë në gjykatë më 18 shtator.