Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney është arrestuar nga policia angleze afër shtëpisë së tij në Cheshire.
Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë, është arrestuar të enjten mbrëma nën dyshimin se ka vozitur në gjendje të dehur, raporton The Mirror.
Sulmuesi anglez u rikthye te klubi i fëmijërisë Evertoni, pasi gjatë kësaj vere kompletoi transferimin nga Manchester Unitedi.